Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Lëvizja Vetëvendosje (VV) doli fituese me 51.11% të votave dhe 57 ulëse, pasuar nga PDK me 22 ulëse, LDK me 15 dhe AAK me 6 ulëse.
Numërimi përfshiu edhe votat me postë jashtë Kosovës, duke përmbyllur procesin e përgjithshëm. Rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur, pasi Komisioni duhet të presë përfundimin e periudhës 48-orëshe të pranimit të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Pa certifikimin përfundimtar, nuk mund të thirret seanca konstitutive e Kuvendit apo të fillojnë procedurat për zgjedhjen e kryetarit dhe organeve tjera parlamentare.




