Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar riemërimin e Agron Bacajt në pozitën e drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Bacaj, magjistër i Menaxhmentit me përvojë të gjatë në administratë dhe politikë lokale, ka shërbyer më parë si zëvendësministër dhe ka mbajtur pozita udhëheqëse në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Gjatë mandatit të kaluar si drejtor, Bacaj ka dëshmuar përkushtim në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe pritet të vazhdojë angazhimin e tij edhe në mandatin e ri, me mbështetjen e kryetarit Elezaj.




