Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërtuar një sistem efektiv për parandalimin dhe reagimin ndaj vërshimeve.
Auditimi, i fokusuar në Gjakovë dhe Vushtrri, nxjerr në pah zbatim të ulët të rekomandimeve, me vetëm 37% të tyre të realizuara plotësisht, duke theksuar nevojën për përmirësime urgjente në menaxhimin e emergjencave.




