Deri në orën 17:00, dalja e votuesve në katër komunat ku zhvillohen zgjedhjet lokale është 25.55%.
Në Gostivar kanë votuar 25.25% (20.887 qytetarë), në Vrapçisht 30% (8.184 qytetarë), në Mavrovë Rostushë 29.33%, dhe në Qendër Zhupë 12.35%. Procesi ka vijuar i qetë dhe pa probleme.
Komisionet Komunale Zgjedhore bëjnë të ditur se pjesëmarrja në mëngjes ka qenë më e ulët për shkak të kushteve klimatike, por është rritur gjatë pasdites.




