Aktori Jeton Zogjani ka reaguar për situatën e vërshimeve, duke e cilësuar ngjarjen të rënda dhe të dhimbshme për familjet e prekura.
Përmes një postimi në Facebook, ai vlerësoi prezencën dhe sensibilizimin e institucioneve komunale dhe apeloi që politika të lihet mënjanë në ditë të vështira.
“Në ditë të vështira duhet të jemi bashkë, t’ia mbajmë dorën njeri-tjetrit dhe të tregojmë solidaritet njerëzor. Për politikë ka kohë në ditë me diell,” shkroi Zogjani.




