Komuna e Drenasit ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave ligjorë ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” pas ndërprerjes së furnizimit me ujë në disa pjesë të komunës, si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura.
Kryetari Ramiz Lladrovci ka theksuar se kjo situatë po krijon vështirësi serioze për qytetarët dhe rrezikon një krizë humanitare. Qytetarët paralajmërohen të drejtohen direkt te KRU “Prishtina” për furnizim me ujë të pijshëm.




