Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke thënë se ato e bëjnë të qartë arsyen e rënies së partisë në 13 për qind.
“Kur i lexon këto deklarata, shumë lehtë e kupton pse LDK-ja ka rënë në 13%”, ka deklaruar Kryeziu.
Ai ka shtuar se Abdixhiku së fundmi ka nisur të sulmojë mediat, një qasje që, sipas vlerësimeve, ngjan me atë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe që nga disa shihet si tentativë për kopjimin e stilit të tij politik.




