Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi gjatë një mbledhjeje qeveritare se Izraeli po ndjek me vëmendje zhvillimet në Iran, ku protestat në mbështetje të lirisë janë përhapur në të gjithë vendin.
Ai shprehu admirim për guximin e qytetarëve iranianë dhe mbështeti përpjekjet e tyre për liri, duke dënuar ashpër dhunën dhe vrasjet e civilëve. Netanyahu shtoi se kur Irani të çlirohet nga tirania, vendi i tij shpreson të bashkëpunojë si partner i besueshëm për një të ardhme me paqe dhe prosperitet.




