Komuna e Prishtinës njoftoi se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Sipas komunës, ndërhyrjet dhe masat e marra pas reshjeve të shumta kanë siguruar një ambient të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.
“Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë,” thuhet në njoftim.




