Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Muçaj.
Haradinaj e ka përshkruar Muçajn si një atdhetar të përkushtuar, aktivist të dalluar të Aleancës dhe njeri me vlera të larta. Ai ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Muçajt, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.




