Rruga Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, e cila ishte e bllokuar për shkak të sasive të mëdha të ujit, është liruar për qarkullim.
Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në rajon, përfshirë Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë aktualisht të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
Policia apelon te qytetarët të respektojnë sinjalizimin dhe të udhëtojnë me kujdes për shkak të kushteve atmosferike dhe mundësisë së grumbullimit të ujit në disa zona.




