Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka njoftuar në rrjetet sociale se është fejuar në një ceremoni private dhe romantike.
Ajo shprehu emocionin e saj duke shkruar: “E nisa vitin duke i thënë ‘PO’ njeriut të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty. Të dua dhe të adhuroj çdo moment me ty, dashuria ime.”





