Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se gati 2,5 miliardë dollarë janë dëmtuar nga përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 viteve, por asnjë zyrtar nuk është ndëshkuar.
Problemet kryesore lidhen me kanalet kulluese të pastruara pak, ndërtimet pa leje dhe mungesën e koordinimit ndërinstitucional.
Që nga 1990, vendi ka pasur tetë përmbytje të mëdha, ndërsa hetime serioze janë zhvilluar vetëm në dy raste, njëra prej të cilave ende në proces.




