Qefser Hoxha, aktivist i LDK-së në diasporë, ka sulmuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar “mercenar” dhe përgjegjës për rënien drastike të partisë.
Ai përmend humbjen e 45,255 votave në zgjedhjet e fundit dhe faktin që Abdixhiku në 8 komuna ka renditur i dyti brenda listës së vet LDK-së.
Hoxha i bën thirrje Kuvendit të LDK-së të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të Abdixhikut dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për ristrukturim dhe ringritje të partisë.




