Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, e cila ishte caktuar për 12 janar 2026, është anuluar.
Arsyeja është avancimi i kryetarit të trupit gjykues, Arben Hoti, në Gjykatën e Apelit. Gjykata njoftoi se lënda do t’i caktohet së shpejti gjyqtarit të ri.
Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi që ia mundësoi kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” tregtimin e energjisë pa licencë, duke i shkaktuar dëm rreth 3.2 milionë euro shtetit kosovar.




