Në Gjykatën e Apelit ka nisur shqyrtimi i ankesës së Millosh Plleskoviqit, i dënuar më 31 korrik 2025 nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 15 vjet burgim për krime lufte në Prizren.
Ai akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë, duke përdorur armë të tipit ‘Kallashnikov’ në një sulm të grupit të tij.
Pleskoviqi ishte në paraburgim para gjykimit, ndërsa vendimi fillestar ishte dhënë nga gjykatësi Rrahman Beqiri.




