Bashkimi Evropian ka njoftuar se gjatë muajit janar do të nisë heqja graduale e masave ndaj Kosovës, të vendosura në verën e vitit 2023.
Ky vendim pritet të përmirësojë perspektivën evropiane të Kosovës, përfshirë mundësinë që në vitin 2026 të shqyrtohet për herë të parë aplikimi për anëtarësim në BE.
Heqja e masave do të realizohet në faza, duke përfshirë edhe lirimin e fondeve të ngrira, ndërsa Komisioni Evropian ka shprehur gatishmëri për rifillimin e angazhimit me Kosovën.




