Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, duke thënë se shumë prej tyre kanë ndërtuar karrierë duke demonizuar Hashim Thaçin, pa ofruar vizion apo zgjidhje për vendin.
Behrami vuri në dukje se, edhe nga qelia e tij 12m², Thaçi ka frymëzuar më shumë shqiptarët sesa ata që sot qeverisin Kosovën me 11,000 km² territor. Ai theksoi se “koha e posteve publike të bazuara në urrejtje dhe intrigë ka kaluar”.




