Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, duke u paraqitur rrejshëm si njoftime nga bankat komerciale.
BQK bën thirrje për kujdes të shtuar dhe këshillon që të mos hapen lidhje të dyshimta dhe të mos ndahen të dhënat bankare përmes SMS-it, e-mailit apo telefonit me persona të paautorizuar.




