Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë, por në Drenas, Malishevë dhe Fushë Kosovë mësimi është shtyrë për shkak të reshjeve, vërshimeve dhe problemeve me ngrohjen.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka fajësuar komunat për keqorganizim dhe bëri të ditur se çdo orë e humbur do të zëvendësohet sipas një plani të hartuar me komunat.
Probleme të ngjashme janë shfaqur edhe në disa shkolla të tjera në Ferizaj, Prizren, Vushtrri dhe komunat e tjera.




