Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar ish-basketbollistin dhe administratorin sportiv Hasan Arat për kontributin e tij në sportin ndërkombëtar dhe për rolin në kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Arat, me prejardhje shqiptare nga Turqia, ka një karrierë të pasur si sportist dhe udhëheqës në organizime sportive ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësinë në Komitetin Olimpik të Evropës dhe drejtimin e disa kandidaturave për Lojërat Olimpike dhe Evropiane.
Ai e vlerësoi dekorimin si një nder dhe theksoi se Kosova duhet të ndihet krenare për arritjet sportive dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare.




