Agjencia e Statistikave të Kosovës njoftoi se çmimet e konsumit u rritën mesatarisht për 3.9% gjatë vitit 2025 krahasuar me vitin 2024.
Në dhjetor 2025, inflacioni vjetor arriti 5.3%, ndërsa ai mujor ishte 0.7%. Rritjet më të mëdha u shënuan te kafeja, çaji dhe kakaoja, energjia elektrike, mishi dhe pemët, ndërsa rënie u regjistrua vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal.




