Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është sabotuar nga brenda partisë, gjë që sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e dobëta zgjedhore.
Ai theksoi se LDK-ja karakterizohet prej vitesh nga mungesa e unitetit dhe nga ekzistenca e disa qendrave të fuqisë, ku “gjithmonë ka katër apo pesë kryetarë paralelë”, duke e bërë të vështirë funksionimin normal të udhëheqjes.
Kajtazi shtoi se brenda partisë ka pasur orientim të qëllimshëm të votës kundër Abdixhikut, si dhe ambicie të brendshme për marrjen e udhëheqjes.
Sipas tij, këto dukuri nuk janë të reja në LDK, duke përmendur raste të mëhershme si rrëzimin e Fatmir Sejdiut, dështimin e qeverisjes Mustafa–Hoti dhe përjashtimin e Vjosa Osmanit. Ai përfundoi se konfliktet e brendshme dhe inatet personale vazhdojnë të sjellin pasoja serioze për partinë.




