Komisioni Evropian ka kërkuar që Kosova ta ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes sapo të formojë Kuvendin e ri, në mënyrë që të mund të përfitojë nga fondet e pakthyeshme dhe kreditë e volitshme të paketës financiare për Ballkanin Perëndimor.
Kosova ka marrë rreth 900 milionë euro nga kjo pako, por pa ratifikim nuk mund të kërkojë pagesa. Për të miratuar marrëveshjen në Kuvend nevojiten 80 vota nga 120 ulëse, që do të kërkojë edhe mbështetje nga opozita.
Plani synon të përafrijë ekonominë kosovare me standardet evropiane, duke përfshirë reforma në rend dhe sundimin e ligjit, me afate të qarta për përmbushjen e çdo hapi.




