Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka pritur në takim përmbyllës përfaqësuesit e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, ku u diskutua rrjedha e procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës të mbajtur më 28 dhjetor 2025.
Pula i informoi për angazhimin e Prokurorit të Shtetit në mbrojtjen e votës së lirë dhe për koordinimin me prokuroritë në rastet e cenimit të procesit zgjedhor, ndërsa përfaqësuesit e BE-së shpalosën rolin dhe angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve.




