Gjykata Speciale ka njoftuar se nga 9 deri më 18 shkurt do të mbahen deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Njohësit e çështjeve juridike shprehen optimistë për një epilog pozitiv, duke vlerësuar se dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë kredibilë dhe se Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë tezat kryesore të akuzës. Avokatët Artan Qerkini dhe Ardian Bajraktari kanë theksuar se vendimi duhet të jetë lirues, pasi çdo vendim tjetër, sipas tyre, do të kishte pasoja të rënda për Kosovën.




