Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se gjatë mandatit të saj ka punuar “ditë e natë” për përparimin e Kosovës.
Ajo renditi arritjet e saj kryesore, duke përfshirë liberalizimin e vizave, rikthimin e njohjeve ndërkombëtare dhe armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat, sipas saj, janë realizuar falë përpjekjeve të Presidencës.
Osmani po kërkon një mandat të ri si presidente, por kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se zgjedhja e saj mund të jetë e vështirë, për shkak të shumicës parlamentare të përbërë pas zgjedhjeve të fundit. Mandati aktual i Osmanit përfundon më 7 prill 2026.




