Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku u analizuan rezultatet dhe procesi zgjedhor.
PDK, e renditur e dyta në zgjedhje, ka miratuar fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e partisë. Qëllimi është konsolidimi i strukturave, forcimi i unitetit dhe përgatitja për sfidat politike të ardhshme përmes një procesi gjithëpërfshirës, demokratik dhe transparent.




