Policia e Shqipërisë po vijon kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit J.K., i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars dhe ka përfunduar në lumin Mat.
Operacioni përfshin polumbarë të RENEA-s, FNSH, Forcën “Shqiponja”, shërbime zjarrfikëse dhe vullnetarë, ndërsa deri tani trupi nuk është gjetur. Kërkimet vazhdojnë.




