Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta dekorojë Hasan Aratin për meritat e tij në sportin ndërkombëtar dhe për rolin e veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ceremonia do të mbahet në zyrën e Presidentes, ku do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga presidenti Ismet Krasniqi.
Ky vlerësim thekson përkushtimin dhe angazhimin e Aratit në avancimin e sportit dhe në fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.




