Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas 29 dhjetorit 2025.
Ankesa kishte të bënte me votat e pranuara më 2 dhe 5 janar 2026 për zgjedhjet e 28 dhjetorit. PZAP kishte refuzuar më herët edhe ankesën e PDK-së për të njëjtat vota.




