Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të rrëzojë tri ankesa të paraqitura lidhur me procesin zgjedhor.
Ankesat e kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe të kandidatit tjetër Jakup Nura, si dhe ankesën e subjektit politik “GI Za Slobodu, Pravdu i Opstanak”, janë hedhur si të pasafatashme ose të palejuara.
Ndërkohë, PZAP ka konsideruar të tërhequr ankesën e subjektit Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK). Ata që janë të pakënaqur me vendimet mund të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.




