Pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se aktualisht janë katër ankesa në shqyrtim.
Vendimet për to do të merren brenda afateve të përcaktuara me ligj. Më parë, PZAP hodhi poshtë kërkesën e PDK-së për shfuqizimin e rreth 20,000 votave të dërguara me postë nga mërgata, duke e konsideruar të pabazuar.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 51.11% të votave (57 ulëse), PDK 20.19% (22 ulëse), LDK 13.23% (15 ulëse) dhe AAK 5.50% (6 ulëse).
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 45%. Zgjedhjet e 28 dhjetorit u zhvilluan pas mosmarrëveshjeve politike që penguan konstituimin e Kuvendit pas zgjedhjeve të shkurtit.




