Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka këshilluar qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të protestave të dhunshme në vend.
Ata u kërkuan të mbeten në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare, duke publikuar edhe numrat e kontakteve të ambasadave për ndihmë të menjëhershme.




