Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.
Gjatë takimit, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të kryeqytetit.
Ata diskutuan për vazhdimin e partneritetit dhe projektet e ardhshme me interes të përbashkët, duke e bazuar bashkëpunimin mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin për rezultate konkrete për qytetarët.




