Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar paraburgimin për dy muaj të akuzuarit për krime lufte, Ramadan Morina, pas miratimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale.
Morina dyshohet se në mars të vitit 1999, në fshatin Burim të Malishevës, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, në bashkëkryerje me forca serbe.
Avokatët e tij kishin kërkuar zëvendësim të masës së paraburgimit, por kërkesa u refuzua, ndërsa i akuzuari është deklaruar i pafajshëm.




