Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Aleanca po shqyrton hapa të rinj për të garantuar sigurinë e Arktikut dhe Grenlandës, duke e konsideruar Rusinë si kërcënimin kryesor.
Ai theksoi bashkëpunimin me vendet arktike, përfshirë Danimarkën, që po rrit investimet në mbrojtje dhe kapacitetet ushtarake. Rutte shtoi se nuk ka një qëndrim të përbashkët për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por lavdëroi Kroacinë për mbështetjen e saj ndaj vendit.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq nënvizoi se mbrojtja e Ukrainës ka implikime për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës.




