Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se çështja e Grenlandës është me rëndësi të veçantë për Aleancën, duke theksuar se vendet anëtare po punojnë për garantimin e sigurisë në rajonin e Arktikut.
Ai tha se Rusia mbetet kërcënimi kryesor për NATO-n dhe Evropën, ndërsa mohoi se synimet e SHBA-së për Grenlandën përbëjnë krizë për aleancën.
Rutte vlerësoi edhe rritjen e angazhimit të vendeve anëtare në Arktik, përfshirë investimet e Danimarkës në mbrojtje dhe siguri.




