Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ishte pjesë e gala mbrëmjes CCIT Awards 2025, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ku u ndanë çmime për sipërmarrësit më të suksesshëm të vitit.
Ngjarja nderoi 29 kompani në gjashtë kategori për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, punësim dhe inovacion.
Në ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe personalitete të shumta nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të sipërmarrjes shqiptare.




