Sot në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së Millosh Pleskoviqit, i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 15 vjet burg për krime lufte në zonën e Prizrenit.
Pleskoviqi është shpallur fajtor për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve, së bashku me bashkëkryerës ende të paidentifikuar.
Gjykata e Apelit do të vendosë lidhur me këtë ankesë.




