Ylli kosovar-zviceran Xherdan Shaqiri paralajmëron se e ardhmja e tij mund të mos jetë më te Baseli dhe nuk përjashton mundësinë të luajë për Rapperswil Jona, klubin ku zotëron tashmë një pjesë të aksioneve.
Shaqiri ka treguar se është i përfshirë në drejtimin e klubit dhe po punon për të marrë licencat e trajnerit, ndërsa konfirmon se do të mbetet pjesë e futbollit edhe pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar.
Ai gjithashtu planifikon të udhëtojë në SHBA verën e ardhshme për të ndjekur Kupën e Botës.




