Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Christian Bottcher, ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, për të diskutuar transformimin dhe perspektivën e ardhshme të FSK-së.
Jashari falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa Bottcher rikonfirmoi përkushtimin e vendit të tij për të qëndruar pranë Kosovës dhe për të integruar institucionet e saj të sigurisë në arkitekturën evropiane të sigurisë, duke vlerësuar bashkëpunimin konstruktiv me FSK-në.




