Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim lamtumire me ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler, ku shprehu mirënjohje për përkushtimin e saj dhe mbështetjen për proceset demokratike në vend.
Gashi vlerësoi rolin e ambasadores në forcimin e bashkëpunimit institucional, ndërtimin e besimit dhe avancimin e dialogut me Kuvendin, si dhe për kontributin e SHBA-së në sundimin e ligjit, stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.
Ai shtoi se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.




