Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut A.V. nga Vushtrria, i cili dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore të rrejshme në këmbim të parave, nga 5 deri në 50 euro.
Sipas aktakuzës, ai ka vepruar me dashje si person zyrtar, duke shënuar diagnoza të pavërteta dhe përshkruar barna në kundërshtim me ligjin.
Prokuroria ka kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas Kodit Penal të Kosovës.




