Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka deklaruar se rreth 50% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut janë të varur nga duhani, duke konsumuar mesatarisht 18–22 cigare në ditë, dyfish më shumë se standardet evropiane.
Ai theksoi se situata është veçanërisht shqetësuese te të rinjtë, ku 7.7% e moshës 13–14 vjeç dhe rreth 37% e moshës 15–16 vjeç janë duhanpirës aktivë, ndërsa rreth 40% përdorin cigare elektronike.
Aliu tha se ligjet aktuale nuk kanë dhënë rezultate të mjaftueshme dhe se qëllimi i masave të reja nuk është ndëshkimi i duhanpirësve, por mbrojtja e shëndetit publik dhe reduktimi i ekspozimit ndaj tymit, veçanërisht për duhanpirësit pasivë.




