Analistët politikë dhe partitë opozitare në Kosovë vlerësojnë se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet përmes marrëveshjes politike ndërmjet partive ose me kandidatë jo-politikë, për të shmangur bllokadat dhe zgjedhjet e parakohshme.
Mazllum Baraliu dhe Blerim Burjani theksojnë se pa konsensus ndërpartiak, seancat nuk duhet të zhvillohen.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënvizon nevojën për një figurë unifikuese dhe konsensus politik për të shmangur krizën e ardhshme, me zgjedhjen e presidentit të ri që duhet të realizohet më së largu deri në fillim të marsit.




