Sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha ka folur për kanalin zyrtar të Dinamo Zagrebit, duke e cilësuar nënshkrimin me klubin kroat si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Ai theksoi emocionet e golave vendimtarë, veçanërisht atij ndaj Rijekës, si dhe atmosferën e veçantë të tifozëve.
Me 6 gola dhe 3 asistime në 17 ndeshje këtë sezon, Hoxha nënvizoi se objektivi kryesor mbetet rikthimi i titullit kampion në Zagreb, ndërsa foli edhe për përvojën e paharrueshme me kombëtaren shqiptare në Euro 2024.




