Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, pas të shtënave me armë në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, rreth orës 00:15.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një pistoletë, karikator, 9 fishekë dhe 3 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.





