Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) zhvilloi një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Takimi u fokusua te digjitalizimi, fiskalizimi, menaxhimi i riskut, hetimi tatimor dhe masat kundër evazionit fiskal.
Qëllimi është përmirësimi i kapaciteteve dhe i qeverisjes fiskale, duke krijuar një administrim më efektiv dhe duke avancuar proceset e modernizimit sipas standardeve evropiane.




