Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka ngritur shqetësime lidhur me ligjshmërinë e procedurave në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një letër drejtuar kryetares Ekaterina Trendafilova, Qelaj paralajmëron se disa prova të përdorura në gjykim burojnë nga autoritetet serbe pas vitit 1999 dhe se gjykata pranon materiale me kredibilitet të ulët, duke minuar besueshmërinë e procesit.
Ai thekson edhe kufizimet gjatë paraburgimit, refuzimin e kërkesave procedurale të mbrojtjes, dhe mungesën e mekanizmave vendorë të monitorimit, duke krijuar perceptimin e një gjykimi jo të drejtë dhe selektiv.
Procesi gjyqësor aktual përfshin ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët janë në paraburgim në Hagë dhe deklarojnë pafajësinë.




